Take a fresh look at your lifestyle.

Hapsira për persona me nevoja të veçanta/“Tournament Prishtina Futsal” vjen me risi – flet organizatori – Lajmet e fundit



Hapsira për persona me nevoja të veçanta/“Tournament Prishtina Futsal” vjen me risi - flet organizatori


Sport
June 15, 2022 – 20:05

Lajmet e fundit nga Sport

Me përkrahjen e Federatës së Futbollit dhe Komunës së Prishtinës, nga data 24 deri më datë 29 qershor, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të mbahet gara “Tournament Prishtina Futsal”


Siç bëhet e ditur në njoftim, pjesë e garave do të jenë kategoria nën moshën 13-vjeçare (U13), ku për herë të parë në vendin tonë, kjo pjesë e vogëlushëve do të garojnë me gashtë (6) ekipe.


Pjesëmarrës të turneut do të jenë edhe ekipet e femrave. Edhe në këtë kategori ndërmjet vete do të garojnë gjashtë (6) ekipe.


Risi e këtij projekti do të jenë ndeshjet rekreative ndërmjet personave me nevoja të veçanta.

Lidhur me këtë projekt për Insajderin ka folur edhe ogranizatori, njëherish lojtari i Kombëtares së Kosovës në futsall, Getart Hyseni. 


“Tournament Prishtina” do të mbahet në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, këtu në Prishtinë. Turniri zhvillohet nga data 24 deri më 29 qershor. Partnerët tanë janë, për çka edhe duhet me iu falënderu, sepse pa ta nuk kishim pasur mundësi ta mbanim, e siç janë Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, e në veçanti kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i cili asnjëherë nuk përton të mbështesë kur ka projekte të masivizimit të futbollit.


“Përveç 16 ekipeve pjesëmarrëse për të rritur me futsallerët më të mirë në vend, do të marrin pjesë edhe ekipet e fëmijëve nën moshën 13 vjeçare, U13.


“Por, pa dyshim risi e “Torunament Prishtina” do të jetë gara ndërmjet vajzave të cilat do të garojnë me 6 ekipe dhe me qëllim masivizimin, posaçërisht sportin e femrave , në veçanti futbollin. Ndërsa sa i përket personave me nevoja të veçanta do të realizojmë një ndeshje rekreative ndërmjet dy ekipeve në natën finale dhe me përkujdesje maksimale. Ndjej kënaqësi të veçantë te kjo kategori të cilës kemi mundësi të iu ofrojmë të zhvillojnë një këso ndeshje revyale para qindra shikuesve dhe që të shfaqin aftësitë e tyre në lojën më të popullarizuar të futbollit.


“Pra, në përgjithësi qëllimi ynë kryesor i këtij tournamenti është përçimi i mesazhit që futbolli është sport për të gjithë, sport që na bashkon”– tha Hyseni. 


Ndryshe, regjistrimi i skuadrave mund të bëhet në këta numra, +38349360845 dhe +383044249666 – teksa garat mbahen nga datat 24-29 prej orës 19:00 – 23:00.


Comments are closed.