Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj i drejtohet veteranëve: Duke qenë në përkrahjen tuaj, apelojmë të protestoni qetë e me dinjitet – Lajmet e fundit



Haradinaj i drejtohet veteranëve: Duke qenë në përkrahjen tuaj, apelojmë të protestoni qetë e me dinjitet




Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, protestën e e veteranëve e cila do të mbahet nesër e ka quajtur protestë të drejtë megjithatë ka apeluar te qytetarët që ajo të jetë e qetë dhe me dinjitet.


Ai përmes një postimin në rrjetin social Facebook ka kërkuar edhe një herë nga ekzekutivi që të tërheq ligjin dhe ta ridërgojë në Kuvend të përmirësuar, raporton Zeri.info.


“Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë! Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë! I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, ka shkruar Haradinaj.


Comments are closed.