Take a fresh look at your lifestyle.

Haxhiu: Do të ketë verifikim të listave të veteranëve, po bëjnë dëm të madh – Lajmet e fundit



Haxhiu: Do të ketë verifikim të listave të veteranëve, po bëjnë dëm të madh




Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një përgjigje të dhënë në llogarinë e saj në Instagram ka thënë se do të ketë verifikim të listave të veteranëve.


Siç thotë ajo, ata që kanë mbajtur uniformën e UÇK-së meritojnë mbështetje nga shteti.


Por sipas Haxhiut, ata që nuk kanë qenë në luftë po i bëjnë dëm të madh së kaluares, tashmes dhe së ardhmes.


“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Kushëdo qoftë që edhe një minut e ka mbajtur uniformën e UÇK-së meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë.


Comments are closed.