Take a fresh look at your lifestyle.

Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive, marrëveshja avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve – Lajmet e fundit



Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive, marrëveshja avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve




Dje Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat ilegale.


Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.


Hovenieri ka thënë se mirëpret këtë marrëveshje, duke u shprehur se në këtë mënyrë ruhet siguria dhe avancohen përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, raporton Zeri.info.


“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.


Kujtojmë se me këtë marrëveshje është paraparë që Serbia të mos lëshojë më targa me emërtime të qyteteve në Kosovës, kurse autoritetet kosovare nuk do të detyrojnë shoferët që kanë këto targa të i ri-regjistrojnë veturat e tyre. /Zëri



Appreciate the constructive approach and flexibility that resulted in this important agreement between Kosovo and Serbia. The agreement enhances security and advances efforts to normalize relations. https://t.co/cn0ZSaecZ7


— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 24, 2022

Comments are closed.