Take a fresh look at your lifestyle.

Instituti i shëndetësisë publike u rekomandon qytetarëve ta vlojnë ujin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve të Kosovës për kujdes të shtuar dhe mos ta përdorin ujin e ujësjellësit të pa vluar.

Instituti kombëtar thotë se ekipet e tyre janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

Komunikata e plotë:

QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Mos e përdorni ujin e ujësjellësit të pa vluar!

🔵 Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

▶️ Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.

🇽🇰 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe monitorimin e ujit për pije.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike.

🔴 Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

📌 KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

Turbullira e shtuar në Kanalin Ibër Lepenc e ka vështërsuar procesin e trajtimit të ujit në FPU Shkabaj dhe në FPU Drenas. Këto dy fabrika janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve  teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërê zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

📌 KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balicë- Vushtrrisë.

Nga dje datë 19.01.2023 FPU Balicë/Vushtri dhe FPU në Shipol/Mitrovicë ka ndërpre furnizimin  në Mitrovicë dhe Skënderaj për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e pa përpunuar.

🔵 Pritet në orët e pasdites të startojë trajtimi me kapacitet të zvogluar.

Në mostrat e grumbulluara deri dje, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Nga rezultatet preliminare të mostrave bakteriologjike të ditës së djeshme, janë në rimbjellje dhe rezultatet përfundimtare që do të përfundojnë nesër.

📌 KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Gjithashtu është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi i ujit drenazhet sistemi CDF-Deçan.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

📌 KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan dhe  Gërqinë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës

📌 KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

📌 Uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

ℹ️ IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

▶️ Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

ℹ️ IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

▶️ Përdorimi/shfrytëzim i burimeve të paprekura

▶️ Furnizimi me autobote/cisterna me ujë të pijshëm

▶️ Riparimi dhe zhbllokimi i pusetave

▶️ Riparimi i dëmtimeve në rrjetin shpërndarës

▶️ Kujdes i shtuar në procesin e trajtimit dhe dezinfektimit

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

🔵 Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situates epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

Comments are closed.