Take a fresh look at your lifestyle.

Kapen rreth 1000 kg produkte ushqimore të kontrabanduara

Oficerët doganorë kanë parandaluar një tentim për kontrabandim në regjionin e Prizrenit.

Në regjionin e Prizrenit, segmenti Vërmicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës.

Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Comments are closed.