Take a fresh look at your lifestyle.

Kjo është arsyeja pse zgjoheni nga gjumi të lodhur – Lajmet e fundit



Kjo është arsyeja pse zgjoheni nga gjumi të lodhur




Disa persona zgjohen nga gjumi duke u ndjer ëtë rifreskuar dhe të gatshëm për ta nisur ditën e re.


Por, disa të tjerë e kanë të vështirë të shmangin përgjumjen, dembelizmin dhe ankthin pavarësisht se flenë mjaftueshëm.


Nëse i përkisni kësaj kategorie të fundit, gjasat janë që po përjetoni, siç e quajnë ekspertët, “inercinë e gjumit”.


“Inercia e gjumit” përdoret për t’iu referuar kohës së përkohshme të përgjumjes, çorientimit dhe performancës së dëmtuar njohëse të përjetuar pas zgjimit, shkruan Indianexpress.


Përgjithësisht quhet edhe “zgjimi i lodhur” dhe vazhdon gjatë kalimit të gjumit në zgjim dhe mund të duhen disa orë për t’u zhdukur.


Ekspertët sqarojnë se për shkak të “inercisë së gjumit”, pacientët zakonisht ankohen për amulli dhe dëshirë për të fjetur përsëri.


Comments are closed.