Take a fresh look at your lifestyle.

Klinaku deputetëve: Mos e votoni Ligjin e Pagave, në të kundërtën protestojmë – Lajmet e fundit



Klinaku deputetëve: Mos e votoni Ligjin e Pagave, në të kundërtën protestojmë




Për shkak të mospërfshirjes në Ligjin e Pagave, veteranët ditë më parë kanë protestuar para Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët që të mos e miratojnë këtë ligj.


E një gjë të tillë e kërkoi edhe sot ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, i cili e quajti si diskriminues këtë ligj, shkruan Zeri.info.


Ai më tej bëri thirrje që inatet politike të lihen anash dhe të mos votohet ky ligj.


“Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike.


Të nderuar deputetë të pakicave!


Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, sepse ju jeni në bashkëqeverisje aty për interesat e pakicave që i përfaqësoni”, ka shkruar ai më tej.


Klinaku më tej paralajmëroi edhe protesta në rast se votohet Ligji i Pagave.


“Në të kundërtën, nëse nuk i dëgjoni thirrjet, do t’na detyroni që të organizojmë protestë për të qëndruar para institucioneve natë e ditë”, ka shkruar ai më tej. /Zëri


Comments are closed.