Take a fresh look at your lifestyle.

​Komuna e Prishtinës dhe KfW nënshkruajnë marrëveshje për ngrohje me energji diellore

Komuna e Prishtinës bashkë me Ndërmarrjen Publike “Termokos” dhe KfW Kosovo kanë nënshkruar marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore. Punimet për këtë projekt pritet të nisin në fund të vitit të ardhshëm apo fillim të vitit 2024.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ky projekt që mundëson ngrohjen me energji diellore është i pari në rajon dhe i dyti në Evropës. Ai tha se ky investim e ndihmon Termokos-in në shtim të kapaciteteve të saj për ngrohje.

Rama: Projekti i ngrohjes me energji diellore është i pari në rajon, i dytë në Evropë

“Është një projekt madhor që ndihmon Termokos-in faktikisht ndërlidhet me Termokos-in është energjisë së ripërtritshme me panelet solar dhe të cilat do t’i instalojmë që do të ketë një kapacitet është për rreth 50 megavat shtesë për kryeqytetin… Është një projekt, i cili është i pari i tillë në rajon në aspektin ambiental, i dyti në Evropë vetëm Danimarka ka një projekt të tillë. Kemi bërë një kapërcim prej këtyre standardeve të vjetra në gjëra të reja të ripërtritshme, të cilat janë në planifikim edhe të komunitet evropian ne jemi në bashkëpunim të plotë në këtë aspekt në vizionin e Evropës për vitin 2030. Pra, Prishtina është në atë vijë të planifikimit evropian ku edhe ne tregojmë që jemi partnerë të plotë edhe në aspektin e energjisë së ripërtritshme”, deklaroi Rama.

Kryeshefi i Termokos-it, Fisnik Osmani, u shpreh se me këtë marrëveshje po e fusin komunën e Prishtinës në një fazë të re për sigurimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.

Sipas tij, me këtë projekt mundësohet kyçja në rrjet të ngrohjes për një pjesë të mbetur të lagjes së “Arbërisë” dhe “Tophanen”.

Osmani: Projekti parasheh që ngrohtorja të shtoj kapacitetet shtesë të energjisë termike deri në 50 megavat

“Projekti parasheh që ngrohtorja të shtoj kapacitetet shtesë të energjisë termike deri në 50 megavat, i cili do të jetë në bazë prej energjisë së ripërtritshme respektivisht prej solareve. Është projekti më i madh në rajon, i dyti në Evropë dhe kjo natyrisht që kjo tregon se ka kompleksitetin e vet. Prishtina, Termokosi dhe energjia termike po hynë fazën e transformimit të saj po shtojmë megavat shtesë prej 140 megavat sa i kemi aktualisht dhe natyrisht po përpiqemi çdo ditë që të japim shërbim të ri për konsumatorët. Pjesa e mbetur e “Arbërisë” për shkak se ju e dini se një pjesë veçse e kemi filluar me e kyç në rrjet dhe pjesa e “Tophanes” janë të parapara në këtë projekt, mirëpo kapaciteti termik që do të lirohet natyrisht do të shfrytëzohet edhe për pjesë të tjera të lagjes dhe Prishtinës”, theksoi ai.

Osmani u shpreh se ky punimet për këtë projekt planifikohen të nisin në fundin e vitit 2023 apo fillimin e vitit 2024.

Osmani: Në fund të vitit të ardhshëm apo fillimi të 2024 pritet të fillojmë me punimet

“Parashihet që fundi i vitit të ardhshëm, fillimi i viti 2024 veç të fillojmë me punimet në bazë të planit dinamik të cilin e kemi paraparë, projekti është kompleks dhe shkon në disa faza”, tha Morina.

Shefi i Energjisë dhe Lëvizshmërisë në Evropën Juglindore në Turqi (KFW), Pablo Obrador Alvares u shpreh se me këtë investim po nis një epokë e re për Prishtinën, duke i futur burimet e ripërtritshme si burim i ngrohjes.

Alvares: Me këtë investim po fillojmë një epokë të re në Prishtinë

“Ne në emër të qeverisë gjermane po zbatojmë bashkëpunimin financiar gjerman në Prishtinë, veçanërisht në sektorin e energjisë. Mendoj se me këtë investim po fillojmë një epokë të re për qytetin e Prishtinës duke futur burimet e rinovueshme të energjisë si burim energjie për sistemin e ngrohjes … Kjo nuk është vetëm një teknologji e re në Kosovë, por edhe për rajonin dhe do të jetë një nga impiantet më të mëdha në Evropë të kësaj lloj teknologjie. Prandaj jemi vërtet të emocionuar, kjo gjë nuk ishte e lehtë. Në dy vjetët e fundit kemi marrë një mbështetje të madhe nga qyteti i Prishtinës. Ne kemi punuar me Termokosin dhe me BERZH-in dhe partnerët tanë në strukturimin dhe realizimin e këtij projekti. Ne patëm gjithashtu një mbështetje të madhe nga komisioni i BE-së dhe nga objekti i investimeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai. 

Comments are closed.