Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti: Kosova, vendi më proevropian dhe më i izoluari – Lajmet e fundit



Kurti: Kosova, vendi më proevropian dhe më i izoluari




Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Kosova është vendi më pro BE-së në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari, duke iu referuar mosliberalizimit të vizave.


Kurti ka kujtuar se sot janë bërë katër vjet që kur Komisioni Evropian për herë të dytë kishte konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por që akoma kosovarët janë të izoluar, transmeton Zeri.info.


“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE-së në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari”, shkroi Kurti.


Ai shtoi se “shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”. /Zëri



Today marks 4 years since @EU_Commission confirmed for 2nd time that Kosova fulfilled all the criteria for visa liberalization. We’re the most democratic & pro-EU country in Western Balkans, yet the most isolated.

Our citizens hopes should be met w/EU decisivness & solidarity. pic.twitter.com/tj1A6Og7Tq


— Albin Kurti (@albinkurti) July 18, 2022

Comments are closed.