Take a fresh look at your lifestyle.

Kusari-Lila: Barrikadat duhet të hiqen sa më parë, Kodi Civil në procedurë vitin tjetër – Lajmet e fundit



Kusari-Lila: Barrikadat duhet të hiqen sa më parë, Kodi Civil në procedurë vitin tjetërFoto: Laura Hasani




Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha se barrikadat në veri duhet të hiqen sa më parë.


Sipas saj, kjo situatë nuk i konvenon askujt përveç atyre që duan destabilizimin e Kosovës.


“Ngjarjet të cilat po ndodhin në 4 komunat e veriut të Kosovës janë ato të cilat po provokohen drejtpërdrejt nga Serbia për një destabilitet për t’u humbur fokusi nga ajo përgjegjësi e cila tashmë është e Aleksandar Vuçiqit dhe Qeverisë në Serbi”.


“Nuk isha lëshuar në detaje të dhënies së datave, ato duhet të hiqen sa më parë. Situatë e tillë nuk i konvenon askujt përveç atyre që dëshirojnë destabilitet në Kosovë”, tha ajo.


Kur foli për Projektligjin për Kodin Civili, i cili është duke u kundërshtuar nga një numër i deputetëve të kësaj partie, shtoi se shpreson që të kalojë vitin tjetër.


“Sa i përket Kodit Civil është në procedura për vitin 2023, ka pasur diskutime të shumta. Jam e bindur që do të kemi një proces të suksesshëm”, tha ai. /eo


Comments are closed.