Take a fresh look at your lifestyle.

Kusari-Lila: Takimet në Zvicër nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata – Lajmet e fundit



Kusari-Lila: Takimet në Zvicër nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata




Shefja e GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicrane se në këtë shtet ka pasur takime mes Kosovës e Serbisë.


Ajo ka thënë se nuk ka pasur “takime sekrete”, por që ky takim është organizuar nga “Council for Inclusive Governance”, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, sipas taj, ky është takimi i dytë i këtij lloji.


“Takimet në procesin i cili njihet si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015.


Emri Soloturn, është emri i qytezës së vogël në Zvicër ku ka rastisur të mbahet takimi i parë dhe tjerët kanë vazhduar të mbahen aty. Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata. Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të ‘Chatham House rules’”, shkroi ajo në Facebook.


Ajo më tej ka thënë se sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në ëebfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit. /Zëri



Comments are closed.