foto: Ilustrim
Policia e Kosovës me urdhëresë të gjykatës kanë kryer kontrollin në shtëpinë e të dyshuari, ku gjatë kontrollit kanë vërejtur se në shtëpi ishin të instaluara pajisje të cilat shërbejnë për kultivimin e bimës së kanabisit.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur rrugën “Kopaoniku” më datën 01.07.202 rreth orës 10:55 min në Leposaviq, raporton Zeri.info.
“Njësitë policore me urdhëresë të gjykatës kanë kryer kontrollin në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se në shtëpi ishin të instaluara pajisje të cilat shërbejnë për kultivimin e bimës së kanabisit. Me vendim te prokurorit pajisjet janë sekuestruar. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë) €. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri
Comments are closed.