Take a fresh look at your lifestyle.

Lladrovci thotë se me kërkesën e tij, Kurti organizoi takim me kryetarët e komunave – Lajmet e fundit



Lladrovci thotë se me kërkesën e tij, Kurti organizoi takim me kryetarët e komunave




Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se takimi i sotëm i kryeministrit Kurti me kryetarët e komunave është realizuar pas kërkesës së tij.


Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi ka ngritur 12 çështje të cilat kërkojnë zgjidhje në Komunën e Drenasit.


Postimi i plotë i Lladrovcit:


“E falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Kurti dhe zv. kryeministren znj. Rexhepi që pas kërkesës time, organizuan takimin e sotëm të Kryeministrit me kryetarët e komunave.


Takimi u zhvillua në dy sesione dhe ishte shumë konstruktiv, ku ngrita disa çështje që janë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Drenasit, si në vijim:


1. Ndërtimi i kapaciteteve të ujit të pijshëm, me theks të veçantë ndërtimin e Liqenit të Vërbovcit,

2. Vazhdimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Gllobar – Drenas – Komoran,

3. Trajtimi i ujërave të zeza dhe ndërtimi i Impiantit,

4. Zgjidhja e çështjes së tokave në zonën komasative,

5. Gjetja e zgjidhjes për pagesë në mënyrë të rregullt të obligimeve që dalin nga kontratat kolektive me qëllim të ruajtjes së buxhetit dhe shmangies së shpenzimeve përmbarimore/gjyqësore,

6. Problemi me kompaninë rajonale të mbeturinave,

7. Problemet për përkujdesje dhe mirëmbajtje të objekteve sportive dhe kulturore,

8. Rishikimin e ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale me qëllim të lehtësimit të procedurave të sjelljes së investitorëve,

9. Problemin e qenve endacakë dhe zgjidhjen e problemit të trajtimit të tyre nga niveli qendror,

10. Parku i Biznesit dhe kërkesa e zhvillimit të projektit për ndërtimin Stadiumit nacional,

11. Çështjen e ndërtimit të Shkollës së pilotimit në ish aeroportin bujqësor në Korroticë.


Organizimi i takimeve si ky, janë të rëndësishëm për trajtimin e çështjeve jetike të qytetarëve dhe përgjegjësisë tonë, andaj, u dakorduam të kemi takime të tilla të rregullta tre mujore.


Rrugët, idetë dhe qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por, do të duhej të na bashkonte interesi i qytetarit dhe efikasiteti i përbashkët në shërbim të tij!


Comments are closed.