Take a fresh look at your lifestyle.

Lushtaku: Qeveria të zgjohet nga gjumi, s’kanë njerëz profesional në menaxhimin e energjisë – Lajmet e fundit



Lushtaku: Qeveria të zgjohet nga gjumi, s’kanë njerëz profesional në menaxhimin e energjisë




Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në një intervistë për Ekonomia Online po paralajmëron dimër të vështirë për shkak të rritjes së energjisë elektrike.


Lushtaku tha se kanë hasur në shumë parregullsi sa i përket  pjesës së menaxhimit të KEK-ut por edhe blerjes dhe shitjes së rrymës.


“Ne kemi paralajmëruar edhe në seanca të ndryshme se në kuvend që do të kemi dimër të vështirë sepse energjia ende mbetet top teme në çdo vend. Sigurisht që është edhe tani sepse po shihet qartë që kemi ende parregullsi edhe në pjesën e menaxhimit të KEK por edhe në pjesën e blerjes dhe shitjes së rrymës ku kemi krijuar edhe komisione ne këtë drejtim”, ka thënë Lushtaku.


Sipas tij, Qeveria duhet të reflektojë dhe ta marrë më seriozisht këtë çështje, teksa ofron kontributin e tyre si PDK.


“Prandaj është mirë që qeveria të marrë seriozisht këtë çështje dhe të mos vihet në gjumë. Po shihet se qysh i ka zënë herën e parë në gjumë do t’i zërë edhe tash sepse nuk kanë njerëz profesional dhe të duhur në menaxhimin e kësaj sfide dhe fatkeqësisht nuk e merr asnjë këshill pavarësisht nga analistët apo edhe nga faktori ndërkombëtar për të zgjidhur ketë problem dhe është duke u munduar me kokën e vet të zgjidhë këto probleme. Por e kemi parë që as herën e parë nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë as herën e dytë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë çështje dhe të japim kontributin tonë që qytetarët të kenë një dimër sa më të lehtë”, tha Lushtaku.


Comments are closed.