Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës three gusht

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskutim lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës salla C-203, ora 10:00)

Mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore Prishtinë, salla -319, ora 10:00)

Në 40-vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike-krijimi i LPK-së, mbahet akademi mirënjohjeje dhe zbulimi i pllakës. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30, pamje)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancave plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

DOKUFEST mban konferencën e përvitshme për media ku do të shpaloset programi për edicionin e 21-të. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 13:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten Fitore Berisha inaugurojnë muralin “Andrrat e Thyera”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës dhe Përparim Rama, kryetar i Prishtinës (Rruga “Agim Ramadani” përballë Sllovenia Sport, Prishtinë, ora 19:00)

Comments are closed.