Take a fresh look at your lifestyle.

Man City fiton me lehtësi ndaj Bournemouthit – Lajmet e fundit



Man City fiton me lehtësi ndaj Bournemouthit


Sport
August 13, 2022 – 17:58

Lajmet e fundit nga Sporti

Manchester City ka marrë fitore ndaj Bournemouth.


4:0 përfundoi ndeshja në favor të ‘Citizens’.


Gjatë gjithë takimit ekip më i mirë ishte ai i Pep Guardiolas.


Serinë e golave e hapi Ilkay Gundogan që tundi rrjetën në minutën e 19` të ndeshjes, pas asistimit nga Erling Haaland.


Në të 31` pas asistimit nga Phil  Foden, Kevin De Bruyne shënoi një gol mjaft të bukur.


Për 3:0 në pjesën e parë u përkujdes Foden, i cili shënoi gol në minutën e 37`.


Në anën tjetër mysafirët nuk arritën të rrezikonin portën e Ederson.


Pjesa e dytë sërish më të mirë ishin kampionët në fuqi, por gjetën golin vetëm në një rast.


Në minutën e 79` shënoi Leman në portën e tij.


Më këtë fitore të thellë, City shkon në kuotën e gjashtë pikëve në dy ndeshje, ndërsa Bournemouth në tri pikë.


Comments are closed.