Take a fresh look at your lifestyle.

Ministri i Jashtëm turk takon sot Osmanin e Gërvallen

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka arritur dje në Kosovë, ku është pritu nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo sot edhe zyrtarisht do ta pres në takim zyrtar homologun e saj turk. Pas takimit, Gërvalla dhe  Cavusoglu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Kurse, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

 Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Comments are closed.