Take a fresh look at your lifestyle.

Momenti kur Kejvina Kthella u përgatit ta lërë shtëpinë e Big Brother Albania

Big Brother Albania Vip 2 ka filluar me sezonin e tij të dytë në Shqipëri, emrat VIP që iu bashkuan këtij reality show janë: Kiara Tito, Dea Micheli, Ariana, Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeni, Olta Gixhari, Efi & Mikela, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Kejvina Kthjella, Tea Trifoni, Luis Ejlli, Amos Zahari dhe Krist Dragoti.

Njëres nga banorët mbrëmë iu bë një befasi nga Vëllai i Madh, modeles Kejvina Kthella iu tha se do të largohej mbrëmë nga shtëpia, por asaj nuk iu hap dera pasi ishte një rreng.

Kthella e mirëpriti largimin e saj, por si përfundim ajo nuk u largua dhe po e vazhdon lojën në shtëpinë e Big Brother Albania.

Ndryshe, Big Brother Albania moderohet sërish nga Arban Osmani, si opinionistë është bashkuar sërish Arbër Hajdari që ishte gjithashtu në pozicionin e opinionistit dhe edicionin e kaluar, gjithashtu krah tij këtë edicion është gazetarja Zhaklin Lekatari.

Shiko videon:

 

Comments are closed.