Take a fresh look at your lifestyle.

Në fjalimin e Krishtlindjes, Papa i bën thirrje Putinit për ta ndaluar luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit



Në fjalimin e Krishtlindjes, Papa i bën thirrje Putinit për ta ndaluar luftën në Ukrainë


Bota
December 25, 2022 – 13:07

Papa ka shfrytëzuar fjalimin e tij të Krishtlindjes për të bërë thirrje që lufta në Ukrainë të ndalet, duke thënë se bota është duke vuajtur nga “një uri për paqe”.


Ai ka thënë se njerëzit duhet të shohin përtej “shkelqimit të cektët të festave” dhe të ndihmojnë njerëzit e varfër, imigrantët, refugjatët dhe të pastrehët, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.


“Le të shikojmë të gjithë fytyrat e fëmijëve nëpër botë që dështirojnë paqe”, ka thënë ai nga balkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin më poshtë.


Ai ndër të tjera u shpreh se “Le të shohim gjithashtu edhe fytyrat e vëllëzërve dhe motrave ukrainasë të cilët janë duke e përjetuar këtë Krishtlindje në errësirë dhe të ftohtë, larg shtëpive të tyre që u shkatërruan nga lufta tash e 10 muaj”


Në mesazhin drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, thuhet se “Lus Zotin që të frymëzojë të gjithë të bëjnë gjeste të solidaritetit për të gjithë që janë duke vuajtur, le të ndriçojë mendjet e atyre që kanë fuqinë për të heshtur bubullimën e armët dhe i jepni fund kësaj lufte të pakuptimtë!”. /Zëri


Comments are closed.