Take a fresh look at your lifestyle.

Moslicencimi i FFK-së, Remzi Ejupi paralajmëron pasoja shumë të mëdha për sportin – Lajmet e fundit



Moslicencimi i FFK-së, Remzi Ejupi paralajmëron pasoja shumë të mëdha për sportin


Sport
January 15, 2023 – 23:29

Lajmet e Fundit nga Sporti

Anëtari i bordit të klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka folur për situatën e fundit që po ndodh me Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi kjo federate nuk ka marr ende licencimin e Ligjit për Sponsorizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Në një lidhje direkte sot (e diele) në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, Ejupi theksoi se moslicencimi i Federatës është një problem shumë i madh, jo vetëm për federatën e futbollit, por edhe për federatat tjera, pasi thotë se pasojat do të jenë shumë të mëdhaja.


“Në FIFA dhe UEFA mendojë që gjëja më e vlefshme që ka mundur t’I ndodhur futbollit apo sportit kosovar, është Ligji për Sponsorizim, dhe duke pasur parasysh që është bërë një sakrifice e madhe, një punë e jashtëzakonisht e madhe, që nga viti 2016 ku komisioni i atëhershëm për sport dhe kultur kërkuan që të kenë një model se çfarë forme do të bëhet Ligji për Sponsorizim, natyrisht që u angazhuam të gjithë sëbashku, edhe arritëm që të shtyejmë me shumë vështirësi këtë ligj, ku këtë ligj tani nuk e ka, mund të them askush në rajon se që e ka Kosova. Andaj unë mendojë që është një problem shumë i madh mos licencimi i Federatës së Futbollit, por edhe federatat tjera, për arsye se pasojat do të jenë shumë të mëdha, pasojat veq kanë filluar me u ndje, dhe mendojë që këtu nuk do të penalizohet aq shumë federata sa do të penalizohen klubet”, ka thënë Ejupi. /Zeri.info


Comments are closed.