Take a fresh look at your lifestyle.

Mushkolaj për kërkesën e Sveçlës: Në pritje t’përgjigjes së Gjermanisë për me udhëtu me pasaporta të skadume – Lajmet e fundit



Mushkolaj për kërkesën e Sveçlës: Në pritje t’përgjigjes së Gjermanisë për me udhëtu me pasaporta të skadumeFoto: Zëri / Arkiv




Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për mungesën e prodhimit të pasaportave.


Mushkolaj ka ironizuar duke thënë se është “ide xheniale”.


Ai ka thënë se tashmë jemi në pritje të përgjigjes së Gjermanisë për të udhëtuar me pasaporta me afat të skaduar.


“Në pritje t’përgjigjes së Gjermanisë për me udhëtu me pasaporta të skadume. Bravo Xhelal, ide Xheniale”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.


Reagimi i tij vjen pasi ministri Sveçla bëri kërkesë ndaj Gjermanisë që të lejojë shtetasit kosovarë të udhëtojnë më pasaporta të skaduara në këtë shtet.


Kjo kërkesë u bë pasi Kosova po ballafaqohet tash e sa muaj me mungesën e materialit që prodhohen pasaportat dhe dokumentet e tjera të identifikimit.


Përveç Mushkolajt edhe qytetarë e politikanë të tjerë kanë reaguar ndaj ministrit Sveçla.



Comments are closed.