Take a fresh look at your lifestyle.

Ndërpriteni përdorimin e folies së aluminit në gatimin e ushqimit

Shumica e njerëzve marrin sasi shumë më të madhe të metaleve për shkak të vendosjes së ushqimit në folie alumini. Folia e aluminit në amvisëri përdoret tashmë një kohë të gjatë. Shpesh përdoret për mbulimin e ushqimit të gatuar apo për mbulimin e ushqimit gjatë pjekjes.

Mirëpo, doktorët kohë më parë kanë publikuar hulumtimin i cili tregon se nëse e përdorni folien e aluminit me rastin e gatimit të ushqimit mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj. Një pjesë mishi që është përgatitur në folie përmban deri në 400 miligramë metale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është e lejuar marrja e vetëm 40 miligramëve në ditë.

Pos problemit me eshtrat dhe me trurin, me përdorimin e folies së aluminit dëmtoni edhe mushkëritë. Studimi ka treguar se ushqimi i gatuar në solucione të tharta, të lëngëta siç janë lëngu i limonit apo salca nga domatet, absorbojnë më së shumti metale nga folia e aluminit, ndërkaq kur i qiten erëzat edhe më shumë shtohet.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla metali, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të fusin sasi më të mëdha metali për shkak të vendosjes së ushqimit në folie alumini.

Comments are closed.