Take a fresh look at your lifestyle.

Në skenën e ‘MTV EMA’, Rita Ora e quan Bebe Rexhën ‘motra ime shqiptare’ – Lajmet e fundit



Në skenën e ‘MTV EMA’, Rita Ora e quan Bebe Rexhën ‘motra ime shqiptare’




Mbrëmë (e diel) u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2022” dhe padyshim ato që shkëlqyen ishin artistet shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max.


Sikur të mos mjaftonte pjesëmarrja e tyre në një prej eventeve më të rëndësishme të industrisë së muzikës ndërkombëtare, vajzat me prejardhje shqiptare ishin kryefjala e natës.


Rita ishte prezantuesja e ceremonisë bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi, Bebe Rexha fitoi çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan, dyshja gjithashtu performuan në skenën gjigante të eventit, teksa në mesin e yjeve që interpretuan ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max.


Ndërsa, në një moment të mbrëmjes, Rita nuk harroi të përmendte rrënjët shqiptare teksa gjendej në skenën e “MTV EMA” bashkë me Beben.


Dy artistet derisa luanin një lojë në skenën, në fjalën e saj Rita iu drejtua Bebes duke i thënë: “Ti je motra ime shqiptare”.


Kujtojmë që të dy vajzat prej kohësh kanë dëshmuar se ruajnë një raport të afërt me njëra-tjetrën.


Ndërkohë, theksojmë që ndonëse e nominuar, artistja tjetër nga Kosova, Dua Lipa nuk ishte e pranishme në këtë event, e njëjta mbetet e angazhuar me turneun e saj botëror “Future Nostalgia”. /Telegrafi




@mtvksofficial #RitaOra & #BebeRexha nuk harrojn ta cekin gjithmone se nga vine! ë #fyp #viral #explore #trending #shqipet ë original sound – MTVKS

Comments are closed.