Take a fresh look at your lifestyle.

Zyrtari i LDK-së kritikon parkingun në oborrin e UP-së: Prej parku, në qendër komericiale

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesori universitar, Muhamet Hamiti, ka kritikuar parkingun nëntokësor që është ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, saktësisht te Fakulteti Filologjik.

Hamiti ka publikuar foto nga gjendja e mëparshme e kësaj hapësire dhe asaj aktuale, duke thënë se prej parku, është kthyer në parking dhe qendër komerciale.

“Dikur dhe sot: oborri i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Prej parku në parking. Edhe në qendër komerciale, natyrisht. Mirë që mbetën fakultetet!”, ka shkruar Hamiti.

Ndryshe, Parkingu Nëntokësor ka filluar të ndëtohet në kohën e Shpend Ahmetit. Punimet kishin filluar më 3 tetor të vitit 2020, derisa javën e kaluar ka filluar punën. Hapja solemne pritet të bëhet në fund të këtij muaji.

Kapaciteti i këtij parkingu shkon deri në 600 automjete, derisa nuk do të lejohen automjetet me gaz.

Projekti i Parkingut Nëntokësor është në partneritet publiko-privat, në të cilin është bërë investim afër 15 milionë euro.

Comments are closed.