Take a fresh look at your lifestyle.

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e ngrohjes me energji diellore në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot bashkë me KfW “Kosova”  e kanë nënshkruar një marrëveshje për projektin e ngrohjes me energji diellore.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se Prishtina është duke e transformuar sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore.

“Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin”.

“Faleminderit partnerëve tanë, KfW  dhe BERZh, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt Prishtinës së gjelbër”, ka shkruar Rama.

Comments are closed.