Take a fresh look at your lifestyle.

Nesër testi i arritshmërisë, publikohen fakte të përgatitjeve të nxënësve për të kopjuar

Pas përfundimit të Testit të Arritshmërisë, nesër, 22 mijë nxënësë të klasave të 12-ta, në nivel vendi, hyjnë në Provimin e Maturës.

Ndërkohë, organizata ETEA thotë se është duke përcjellë me vëmendje komunikimet mes nxënësve lidhur me Provimin e Maturës dhe konstaton se gjendja është tejet alarmante, ku madje janë krijuar grupe në internet deri në 5 mijë persona.

Sipas dëshmive të siguruara nga organizata ETEA, maturantët/et janë duke bërë përgatitje përtej asaj që mund të imagjinohet për të kopjuar në teste.

“Flitet për përfshirjen e mësimdhënësve në grupet e rrjeteve sociale të hapura për qëllime të kopjimit; Flitet për përfshirjen e studentëve/eve dhe familjarëve në grupet në fjalë; Në këto komunikime vërehen edhe diskutime ku kërkohen këto shërbime duke premtuar pagesa; Nga komunikimet kuptohet se ka studentë/e të cilët/at ofrojnë ndihmë për kopjim në këmbim të votave për Zgjedhjet Studentore në Universitet”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Comments are closed.