Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 6 prill

Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde etj. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe privat. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mos shpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së, ora 11:00)

Mbahet konferenca “Rritja e mundësive për arritjen e barazisë së plotë gjuhësore” ( Shtëpia e BE-së në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. Prokurori kundër Mustafës, shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim.  (ora 12:00)

Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

Comments are closed.