Take a fresh look at your lifestyle.

Nisin punimet për Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit – MKRS publikon planin si do të duket – Lajmet e fundit



Nisin punimet për Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit – MKRS publikon planin si do të duket




Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar planin për Lokalitetin Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.


MKRS përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar punët në pastrimin e Lokalitetit Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit dhe hapësira po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.


“Në këtë proces përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”, thuhet në njoftim.


Në projektin e financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, procesi i hartimit është zhvilluar nga grupi i mandatuar punues i përbërë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Departamenti për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe është udhëhequr nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë.



Comments are closed.