Take a fresh look at your lifestyle.

OBSH: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti – Lajmet e fundit



OBSH: Në vitin 2022, në Evropë kanë vdekur 15 mijë njerëz nga i nxehti


Bota
November 07, 2022 – 23:14

Të paktën 15 000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022, ka bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4 500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4 000 në Spanjë, mbi 3 200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.


Numri pritet të rritet, pasi disa vende kanë raportuar vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht verën e kaluar, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge./abcnews


Comments are closed.