Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës eight nëntor

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë cakton organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Zyra e Kryeministrit organizon “Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor”- dita e dytë.  (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë, ora 09:00, konferenca për media mbahet në orën 12:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin plotësues me  rekomandim për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti;
(Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:15)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Javën e Regjistrimit të Popullsisë 2023.(Hotel “Sirirus”, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elber Kransiqi merr pjesë në konferencën e organizuar nga KOSINT – “Buxheti komunal për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”. (Hotel “Villa Gërmia”, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Comments are closed.