Take a fresh look at your lifestyle.

Pa energji elektrike dhe ujë, banorët e Kievit përgatiten për dimër – Lajmet e fundit



Pa energji elektrike dhe ujë, banorët e Kievit përgatiten për dimërNURPHOTO


Bota
November 24, 2022 – 11:45

Rreth 70 për qind e kryeqytetit ukrainas ka mbetur pa energji elektrike mëngjesin e sotëm, teksa po punohet për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.


Sulmet ruse në objektet energjetike kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike në të gjithë Ukrainës, raporton BBC, transmeton Zeri.info.


Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se firmat energjetike janë duke u munduar ta rikthejnë furnizimin me energji sa më shpejt që të jetë e mundur.


Në këto kushte po fillon edhe dimri në Ukrainë, kurse shumë ukrainas i shohin vendet e punës së tyre si strehë nga të ftohtit, sepse shtëpitë e tyre kanë mbetur pa ngrohje.


Por, pavarësisht këtyre vështirësive me të cilat po përballen, banorët e Kievit po mundohen që të gjejnë zgjidhje duke instaluar gjeneratorë.


Por ashtu edhe furnizimi me ujë nuk është më i sigurtë pas sulmeve të djeshme nga Rusia. /Zëri


Comments are closed.