Take a fresh look at your lifestyle.

Stano: Duhen respektuar marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe Asociacionin – Lajmet e fundit



Stano: Duhen respektuar marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe Asociacionin




Pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës e Serbisë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se ky nuk është fund i dialogut mes të dyja palëve, por si pikënisje për normalizimin e marrëdhënieve.


Stano në një konferencë për media ka thënë se janë duke punuar që të rikthejnë serbët e Kosovës në institucione, për çka ka thënë se është kërkesë e BE-së, raporton Zeri.info.


Ai ka thënë se është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet e arritura më parë në dialog, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit.


Stano, ndër të tjera, është shprehur se puna do të vazhdojë, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e marrëdhënieve.


“Përfaqësuesi special Miroslav Lajçak është duke punuar natë e ditë që ky proces të avancojë. Lajçaku po ashtu do t’i ftojë të dy liderët të takohen dhe të diskutojnë për marrëveshjet e tjera”, u shpreh ndër të tjera ai. /Zëri


Comments are closed.