Së fundmi ajo ka treguar se ka humbur mbi 9 kilogramë në muajt e fundit.
Dhe Kim Kardashian e shfaqi figurën e saj në një tjetër veshje të ngushtë të martën (5 korrik), teksa doli në Paris me vajzën North, nëntë vjeçe, për të marrë pjesë në shfaqjen e “Dior Homme” pranverë-verë 2023.
Ylli 41 vjeç, u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo pasi kishte të veshur pantallonat e ngushtë – një artikull që po bëhet shpejt një nga elementët kryesorë të veshjes së saj.
Beli i hollë i Kimit theksohej nga një bluzë e shkurtë me nuanca të ngjashme që plotësonte dollakët e saj jeshile neoni, bukuroshja bionde i shtoi pamjes së saj magjepsëse një çantë dore argjendi vezulluese dhe të zbukuruara, ndërsa flokët e saj bionde të gjata i la të lirshme mbi supe.
Comments are closed.