Take a fresh look at your lifestyle.

Petkoviq: Qytetarët do të kenë frikë të dalin në votim – Lajmet e fundit



Petkoviq: Qytetarët do të kenë frikë të dalin në votimFoto: Laura Hasani




Për datën e zgjedhjeve në veri të vendit, të shpallur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Aleancës Demokratike Serbe, Sllavisha Petkoviq, theksoi se nuk di nëse është momenti i duhur, duke pasur parasysh problemet që kanë ndodhur atje.


Pikërisht për situatën e tanishme ai tha se nuk bëhet fjalë për kërcënimet tani, ndonëse ka tensione lidhur me targat që, sipas tij, po bëhet cirk, për ç’shkak erdhi deri te lufta, ku u larguan të gjithë punonjësit serbë nga të gjitha institucionet e vendit.


Petkoviq më tej shtoi se nga shkaku i targave vështirë që qytetarët do të kenë guxim të dalin në zgjedhje atje, teksa shtroi pyetjen se kush kujdeset për sigurinë e qytetarëve atje, “kur akoma nuk kam parë se me çfarë zgjidhje do të dalin krerët e shtetit nga kjo situatë”.


“Me këtë skenarë është e qartë se është kthim prapa, marrëveshja e Thaçit me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës”, deklaroi në RTK.


Ai, me tjerash, bëri të ditur se më shumë se 70% e serbëve jetojnë në jug të Mitrovicës dhe viset tjera të Kosovës.


“Neve që jetojmë në jug nuk na ka pyetur askush se çfarë mendojmë për situatën në Kosovë, ndonëse jemi insistues që të përfshihemi edhe ne në proces”, deklaroi Petkoviq.


Ndërsa për veprimet e serbëve të Kosovës kohëve të fundit, largimi nga institucionet shtetërore, Petkoviq tha se nuk mund të kthehet Lista Serbe prapa e askush tjetër, nuk mund të kthehen pa procedura, veç nëse thyeni ligjin.


“Serbë në jug janë të pakënaqur edhe ndaj qeverisë së Kosovës edhe ndaj Listës serbe e edhe nga Vuçiqi”, tha ndër të tjera Sllavisha Petkoviq, kryetari i Aleancës Demokratike Serbe.


Comments are closed.