Take a fresh look at your lifestyle.

Preket me COVID-19 për herë të dytë Mbretëresha e Danimarkës – Lajmet e fundit



Preket me COVID-19 për herë të dytë Mbretëresha e Danimarkës


Bota
September 21, 2022 – 23:45

Mbretëresha e Danimarkës ka rezultuar pozitive me COVID-19 për herë të dytë këtë vit, ka konfirmuar Gjykata Mbretërore Daneze.


Mbretëresha Margrethe II ka anuluar takimet e saj për këtë javë pasi doli pozitive të martën në mbrëmje.


82 vjeçarja ishte një nga 2,000 të ftuarit që morën pjesë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënënm raporton klankosova.


Ajo dhe Mbretëresha Elizabeth ishin kushërira të treta, që të dyja e kishin prejardhjen nga Mbretëresha Viktoria.


Mbretëresha Margrethe është vaksinuar kundër koronavirusit dhe ka rezultuar pozitive për herë të fundit në shkurt të këtij viti, shkruan BBC.


Comments are closed.