Take a fresh look at your lifestyle.

Prindërit protestojnë në oborrin e shkollës “Naim Frashëri”, kërkojnë nisjen e mësimit

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre. Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” Vlora Vokshi për media tha se janë mbledhur për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin shkollor.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për pronologimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë e SBASHK-ut e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tanë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në vazhdën e mosmarrëveshjes po neglizhohet mirëqenia fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”, tha Vokshi.

Përmes kësaj proteste, prindërit e SHFMU “Naim Frashëri”, dërguan mesazhe tek të gjithë palët që të bashkëbisedojnë dhe të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje. 

Comments are closed.