Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.
Prej sot e për katër ditë me radhë, deri me datën 16 shtator, fjalën përfundimtare në këtë rast do ta paraqesë prokuroria.
Në këtë rast, seancat fillojnë gjithmonë nga ora 9:30 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në RTK.
Pas fjalës përfundimtare të prokurorisë, më pas gjykata do të caktojë seancat për të dhënë fjalën përfundimtare edhe mbrojtja.
Salih Mustafa i njohur gjatë luftës së fundit, si komandant I UCK-së me pseudonimin “Cali”, akuzohet për vrasje dhe tortura në një kamp në fshat Zllashë të Prishtinës.
Comments are closed.