Take a fresh look at your lifestyle.

PSG e shkarkoi, Pochettino pritet të vazhdojë karrierën në Francë

Në qershor të këtij viti gjiganti francez, Paris Saint-Germain shkarkoi nga detyra e trajnerit Mauricio Pochettinon, duke e emërua si zëvendësues të tij francezin, Christophe Galtier.

Pochettino u largua nga PSG pas 84 ndeshjeve në krye të skuadrës, në të cilat kishte regjistruar 55 fitore, 15 barazime dhe 14 humbje, përcjell KosovaPress.

Por, vetëm pak muaj pas largimit nga “Parc des Princes”, Pochettino si duket ka vendosur për hapin e tij të radhës në karrierë.

Siç raportohet nga “Foot Mercato”, trajneri argjentinas pritet ta vazhdojë të ardhmen e tij në Ligën 1 të Francës, te skuadra e OGC Nice.

Pochettino besohet se është i bindur me projektin që kanë krerët e Nice, ku tani klubi francez veçse ka filluar bisedimet sa i përket kontratës me ish-trajnerin e PSG-së.

Comments are closed.