Take a fresh look at your lifestyle.

Qytetarja serbe ngre pretendime shqetësuese: Te barrikadat në veri nuk lejohen të kalojnë as pacientët – Lajmet e fundit



Qytetarja serbe ngre pretendime shqetësuese: Te barrikadat në veri nuk lejohen të kalojnë as pacientëtFoto: Laura Hasani




Një qytetare serbe, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tezja e saj e cila jeton në veri të Mitrovicës ka pësuar një sulm në zemër, pasi që siç thotë ajo, djali i saj u torturua nga persona të maskuar, që ajo i quan “majmunë të maskuar”


Mirëpo, siç shkruan kjo qytetare, asaj iu bë e pamundur të dërgohej edhe në spitalin e Mitrovicës, pasi që persona që qëndrojnë tek barrikadat nuk i hapën rrugën.


“I shkreti duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Sonte ata janë nën mëshirën e fatit”, ka thënë kjo qytetare.


Ajo shton se në përpjekja e serbëve për ta “luftuar” Albin Kurtin me barrikada po shndërrohet në luftë kundër serbëve, teksa shton se në vendosjen e barrikadave të vitit 2012, ku thotë se ka qenë edhe vetë pjesëmarrëse pacientët ishin lënë të lëvizin.


“Ata pak njerëz që janë ulur sot në barrikada në Kosovë nuk i njohin serbët që jetojnë në atë zonë. Është shumë e vështirë për serbët që jetojnë në veri të Kosovës”, duke bërë thirrje që të ndihmohet tezja e saj.


“Më shkruani në privat të iu tregoj ku mund ta gjeni, sepse kam frike ta publikoj emrin”, ka shkruar qytetarja serbe./Nacionale



Comments are closed.