Kurti pas arritjes së marrëveshjes për vizat: Konfirmimi më i madh i progresit drejt BE-së – Lajmet e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi sot është arritur marrëveshja për liberalizimin e vizave në mes Këshillit dhe Parlamentit Evropian.
E kjo marrëveshje u arrit pikërisht në të njëjtën ditë kur u nënshkrua edhe aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter tha se këto dy zhvillime që u bënë njëkohësisht, dëshmojnë progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropia.
“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.
Comments are closed.