Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka quajtur lajm të mirë mbajtjen e “Sunny Hill” në Tiranë, pasi festivali dështoi të mbahej në Kosovë.
“Lajm i mirë. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo”, ka shkruar Rama në Facebook.
Festivali “Sunny Hill”, i planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ua ka kthyer përgjigjen definitive organizatorëve për dhënien e tokës në shfrytëzim.
Dukagjin Lipa , themeluesi dhe organizator i Sunny Hill i ka njoftuar krerët e shtetit se festivalin nuk do ta mbajë në Prishtinë.
Në letrën e organizatorëve dërguar krerëve të shtetit thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit është politizuar.
Comments are closed.