Take a fresh look at your lifestyle.

Humolli: VV s’dallon me partitë tjera; ministri Murati, njeri pa ndjenjë kombëtare, burokrat i sëmurë – Lajmet e fundit



Humolli: VV s’dallon me partitë tjera; ministri Murati, njeri pa ndjenjë kombëtare, burokrat i sëmurë




Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se ky subjekt politik sipas veprimeve të saj sot nuk dallon me partitë tjera si PDK, LDK e AAK.


Duke shprehur kundërshtimin për kalimin e projektligjit për pagën minimale pa përfshirjen e veteranëve, ai ka thënë se asnjë ministri në qeverinë Kurti nuk është duke punuar siç duhet, derisa më i ashpër ka qenë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.


“Murati luan për ta djegur Vetëvendosjen dhe ka persona të tjerë që punojnë që qeveria e VV-së të dalë e dështuar. Murati është njeri pa ndjenjë kombëtare, teknicist, burokrat i sëmurë”, është shprehur Humolli në info magazine.


“Arsyeja që ky ligj kalohet pa diskutuar me veteran, është goditje pas shpine. Të lihet veteran me 170 euro. Këta që protestojnë sot PDK, LDK… këta e kanë lënë veteranin me këto 170 euro dhe I kanë thënë që të mos punojë”.


Humolli ka thënë se nuk është njeri i ultimatumeve. Duke folur për dorëheqjen e mundshme nga VV, ai ka thënë se hapësira është ngushtuar por që beson se në këtë parti ka njerëz që mund të reflektojnë. /klankosova


Comments are closed.