Take a fresh look at your lifestyle.

Rama tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, reagon Meta – Lajmet e fundit



Rama tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, reagon Meta




Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez.


Rama tha se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës treguan se pse ajo duhet të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, duke shtuar se rrugët janë lufta ose paqja.


Meta deklaroi se teksa Serbia mbylli kufijtë “Rama mbylli gojën”, ndërsa theksoi se Beogradi tashmë duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.


“Nuk e besoj të jetë bërë një deklaratë e tillë se nuk e kam ndjekur konferencën. Këtu jam së bashku edhe me zv/kryetarin Nesho, i cili është edhe njohës i aktualitetit.


Por është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje. Është e qartë që Serbia do të zbatojë vetëm marrëvehsjet që i interesojnë asaj dhe do t’i shmanget përgjegjësive nga marrëveshjet që ka nënshkruar në Bruksel, me qëllim që të favorizojë një situatë jashtë kontrollit në veri të Kosovës. Se ccfarë është Ballkani i Hapur është e qartë. Serbia mbylli kufijtë, ky tjetri mbylli gojën dje. Se çfarë synon Ballkani i Hapur e ka thënë shumë qartë presidenti i Malit të Zi. Është koha që Serbia të vërë sanksione ndaj Rusisë dhe jo të vendosë bllokada, sepse është një vend që duhet të përmbushë detyrimet ndaj BE. Kjo është një sjellje destruktive, destabiluzeuese e përsëritur. Nuk e di si mund të guxojë dikush të bëhet avokat i saj në mes të Tiranës. Partia e Lirisë është për bashkëpunimin të ngushtë, paqe në rajon, por çdo marrëdhënie vasaliteti është e papranueshme”, tha Meta. /abcnews.al


Comments are closed.