Take a fresh look at your lifestyle.

Rusia pretendon se janë gati për ta pushtuar Soledarin e Ukrainës – Lajmet e fundit



Rusia pretendon se janë gati për ta pushtuar Soledarin e Ukrainës


Bota
January 12, 2023 – 23:39

Rusia thotë se forcat e saj janë gati për të pushtuar plotësisht Soledarin, një qytet i minierave të kripës  në Ukrainën lindore, kjo do të shënonte një fitore të pakapshme për Kremlinin, por e ka koston e viktimave të ruse dhe shkatërrimit të gjerë të territorit që ata pretendojnë se zotërojnë.


Më shumë se 100 trupa ruse u vranë në betejën në Soledar gjatë 24 orëve të fundit, tha guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, në një deklaratë televizive.


“Rusët kanë marshuar mbi trupat e ushtarëve të tyre, duke djegur gjithçka në rrugë,” tha Kyrylenko, ndërsa raportoi se forcat ruse kishin granatuar një duzinë qytetesh dhe fshatrash në rajon dje.


Nëse rusët do të merrnin këtë zonë ata do të mundohezhin të pushtojnë edhe qytete të tjea përreth, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.


Comments are closed.