Bota
June 18, 2022 – 23:24
Ekonomisë e Rusisë do t’i duhet afër një dekadë për ta rimarrë vetën nga sanksionet e vendosura nga shtetet evropiane, tha drejtori i bankës më të madhe ruse.
“Rikthimi në gjendjen para sanksioneve mund të zgjasë afro 10 vjet pasi Rusia ka humbur gjysmën e tregut”, ka thënë German Gref, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Grefi vlerësoi se vendet që kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë ishin përgjegjëse për 56% të eksporteve dhe 51% të importeve të saj, duke dëmtuar ekonominë.
“Ky është një kërcënim për 15% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, pjesa më e madhe e ekonomisë është nën zjarr”, tha ai ndër të tjera. /Zëri
Comments are closed.