Take a fresh look at your lifestyle.

Shqipëria përshëndet heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Tirana zyrtare ka përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pati një telefonatë me kreun e opozitës bullgare Boyko Borissov, të cilin e falënderoi për rolin e tij në heqjen e vetos.

Rama shkruan se partia e tij shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe të BE-së, teksa i bëri thirrje kësaj të fundit që të veprojë shpejt. 

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.

Edhe presidenti në detyrë Ilir Meta, e quan lajm të shumëpritur nga Bullgaria heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ky votim i hapi rrugën edhe Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

“Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Evropian, që vijon ende“, shkruan Meta.

Parlamenti bullgar miratoi sot propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. /tch

Comments are closed.