Take a fresh look at your lifestyle.

Skender Hyseni e krahasoi presidenten Osmani me Millosheviqin, Gërvalla i reagon: Zoti t’marroftë – Lajmet e fundit



Skender Hyseni e krahasoi presidenten Osmani me Millosheviqin, Gërvalla i reagon: Zoti t’marroftë




Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar ish ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili tha aludoi se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndrime të ngjashme si të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.


Gërvalla tha se fytyra e Hysenit është fytyra e vërtetë e atyre që sipas saj, e vodhën, plaçkitën, mashtruan e, e futën në udhë pa krye Kosovën.


“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta”, ka shkruar Gërvalla.


Tutje, zëvendëskryeministrja Gërvalla iu drejtua Hyseni me fjalët “Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme”.


Ndërsa, ish-ministri i Punëve të Brendshme, pas deklaratës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se “edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte. Edhe ata e quanin se krejt bota janë armiq të Serbisë. Me një fjalë, Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë, por kjo s’është e vërtetë”.



Comments are closed.