luftën | Kosovo Now https://kosovonow.com News for the World Thu, 25 May 2023 22:59:54 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.2.2 https://kosovonow.com/wp-content/uploads/2020/12/cropped-THE-DAILY-LOS-ANGELES-NEWS-e1607501608789-32x32.png luftën | Kosovo Now https://kosovonow.com 32 32 Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë https://kosovonow.com/kujtohen-femijet-e-zhdukur-ne-luften-e-fundit-ne-kosove/ Thu, 25 May 2023 22:59:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=31952 Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ka kujtuar fëmijët që ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka shkruar se qëndrojnë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, gjithashtu, është thënë se kjo ministri është e […]

The post Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë first appeared on Kosovo Now.]]>
Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ka kujtuar fëmijët që ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka shkruar se qëndrojnë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, gjithashtu, është thënë se kjo ministri është e përkushtuar edhe për autorët përgjegjës për krimet e tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, kujtojmë solemnisht fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nën regjimin serb në Kosovë.

Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e tyre”, thuhet në postim.

The post Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë first appeared on Kosovo Now.]]>
Rama: Çorbë kaq e shpifur, të akuzohen si kriminelë ata që e drejtuan luftën çlirimtare – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/rama-corbe-kaq-e-shpifur-te-akuzohen-si-kriminele-ata-qe-e-drejtuan-luften-clirimtare-lajmet-e-fundit/ Tue, 04 Apr 2023 14:47:16 +0000 https://kosovonow.com/?p=29978 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se […]

The post Rama: Çorbë kaq e shpifur, të akuzohen si kriminelë ata që e drejtuan luftën çlirimtare – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Rama: Çorbë kaq e shpifur, të akuzohen si kriminelë ata që e drejtuan luftën çlirimtare




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga Gjykata Speciale në Hagë.


Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.


“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh!”, ka shkruar Rama.


The post Rama: Çorbë kaq e shpifur, të akuzohen si kriminelë ata që e drejtuan luftën çlirimtare – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Kurti për ish-krerët e UÇK-së: Vizita ime nuk ndihmon, unë besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/kurti-per-ish-kreret-e-uck-se-vizita-ime-nuk-ndihmon-une-besoj-ne-pafajesine-e-tyre-dhe-luften-e-drejte-te-uck-se-lajmet-e-fundit/ Wed, 29 Mar 2023 19:59:54 +0000 https://kosovonow.com/?p=29749 Foto: Laura Hasani Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur edhe për procesin e gjykimit në Hagë, tash kur pritet të fillojë edhe gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ai tha se beson në pafajsinë e tyre. “Mirëpo ne […]

The post Kurti për ish-krerët e UÇK-së: Vizita ime nuk ndihmon, unë besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Kurti për ish-krerët e UÇK-së: Vizita ime nuk ndihmon, unë besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-sëFoto: Laura Hasani




Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur edhe për procesin e gjykimit në Hagë, tash kur pritet të fillojë edhe gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.


Ai tha se beson në pafajsinë e tyre.


“Mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajsinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste”, deklaroi ai.


Megjithatë Kurti nuk u bëri të gjithëve të fala, por zgjodhi që një të fala nga emisioni t’ia bëjë vetëm Rexhep Selimit, ish-deputeti i VV-së.


“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin e juaj atje, por i bëj shumë të fala”, deklaroi tutje Kurti.


Ai tha se vizita e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK-së nuk do të ndihmonte.


“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se cka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, tha ai në Dukagjini.


The post Kurti për ish-krerët e UÇK-së: Vizita ime nuk ndihmon, unë besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
G20 përfundon me mosmarrëveshje për luftën Rusi-Ukrainë https://kosovonow.com/g20-perfundon-me-mosmarreveshje-per-luften-rusi-ukraine/ Sat, 25 Feb 2023 22:48:50 +0000 https://kosovonow.com/?p=28344 G20 përfundon me mosmarrëveshje për luftën Rusi-Ukrainë

Takimi i parë i ministrave të financave të G20 në Indi, përfundoi të shtunën me qëndrime të ndryshme për luftën në Ukrainë. India lëshoi një përmbledhje të kryesisë dhe dokumentin e rezultatit, në vend të një deklarate të përbashkët pas takimit në Bengaluru. Shumica e vendeve anëtare shprehën keqardhje të fortë për agresionin e Rusisë […]

The post G20 përfundon me mosmarrëveshje për luftën Rusi-Ukrainë first appeared on Kosovo Now.]]>
G20 përfundon me mosmarrëveshje për luftën Rusi-Ukrainë

Takimi i parë i ministrave të financave të G20 në Indi, përfundoi të shtunën me qëndrime të ndryshme për luftën në Ukrainë.

India lëshoi një përmbledhje të kryesisë dhe dokumentin e rezultatit, në vend të një deklarate të përbashkët pas takimit në Bengaluru.

Shumica e vendeve anëtare shprehën keqardhje të fortë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe kërkuan një tërheqje të plotë dhe të pakushtëzuar, sipas përmbledhjes që thoshte se këto kushte nuk ishin dakorduar nga Rusia dhe Kina.

Ata gjithashtu theksuan se lufta po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po përkeqëson brishtësinë ekzistuese në ekonominë globale.

Në një samit të G20 të mbajtur në Indonezi vitin e kaluar, kishte dallime të ngjashme në lidhje me luftën.

Në një deklaratë e Ministrisë së Financave të Indisë, thuhet se përmbledhja dhe dokumenti i rezultatit të kryesisë është një arritje e rëndësishme nga G20 nën presidencën e Indisë për tema që variojnë nga kriza globale e borxhit, reformat e Bankës Shumëpalëshe të Zhvillimit, financat e klimës, qasja globale ndaj kriptove, infrastruktura publike dixhitale, përfshirja financiare, financimi i qyteteve të së nesërmes dhe taksat.

Vendet anëtare shprehën gjithashtu ngushëllime për tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri./AA/

The post G20 përfundon me mosmarrëveshje për luftën Rusi-Ukrainë first appeared on Kosovo Now.]]>
Në fjalimin e Krishtlindjes, Papa i bën thirrje Putinit për ta ndaluar luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/ne-fjalimin-e-krishtlindjes-papa-i-ben-thirrje-putinit-per-ta-ndaluar-luften-ne-ukraine-lajmet-e-fundit/ Sun, 25 Dec 2022 12:15:15 +0000 https://kosovonow.com/?p=24933 Bota December 25, 2022 – 13:07 Papa ka shfrytëzuar fjalimin e tij të Krishtlindjes për të bërë thirrje që lufta në Ukrainë të ndalet, duke thënë se bota është duke vuajtur nga “një uri për paqe”. Ai ka thënë se njerëzit duhet të shohin përtej […]

The post Në fjalimin e Krishtlindjes, Papa i bën thirrje Putinit për ta ndaluar luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Në fjalimin e Krishtlindjes, Papa i bën thirrje Putinit për ta ndaluar luftën në Ukrainë


Bota
December 25, 2022 – 13:07

Papa ka shfrytëzuar fjalimin e tij të Krishtlindjes për të bërë thirrje që lufta në Ukrainë të ndalet, duke thënë se bota është duke vuajtur nga “një uri për paqe”.


Ai ka thënë se njerëzit duhet të shohin përtej “shkelqimit të cektët të festave” dhe të ndihmojnë njerëzit e varfër, imigrantët, refugjatët dhe të pastrehët, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.


“Le të shikojmë të gjithë fytyrat e fëmijëve nëpër botë që dështirojnë paqe”, ka thënë ai nga balkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin më poshtë.


Ai ndër të tjera u shpreh se “Le të shohim gjithashtu edhe fytyrat e vëllëzërve dhe motrave ukrainasë të cilët janë duke e përjetuar këtë Krishtlindje në errësirë dhe të ftohtë, larg shtëpive të tyre që u shkatërruan nga lufta tash e 10 muaj”


Në mesazhin drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, thuhet se “Lus Zotin që të frymëzojë të gjithë të bëjnë gjeste të solidaritetit për të gjithë që janë duke vuajtur, le të ndriçojë mendjet e atyre që kanë fuqinë për të heshtur bubullimën e armët dhe i jepni fund kësaj lufte të pakuptimtë!”. /Zëri


The post Në fjalimin e Krishtlindjes, Papa i bën thirrje Putinit për ta ndaluar luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Stoltenberg: NATO nuk do e lejojë Putinin të fitojë luftën – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/stoltenberg-nato-nuk-do-e-lejoje-putinin-te-fitoje-luften-lajmet-e-fundit/ Wed, 26 Oct 2022 21:21:18 +0000 https://kosovonow.com/?p=21807 Bota October 26, 2022 – 23:16 NATO nuk do të lejojë që Putini të fitojë luftën që ai filloi kundër Ukrainës dhe do t’i japë ndihmë Forcave të Armatosura të Ukrainës për aq kohë sa duhet, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë […]

The post Stoltenberg: NATO nuk do e lejojë Putinin të fitojë luftën – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Stoltenberg: NATO nuk do e lejojë Putinin të fitojë luftën


Bota
October 26, 2022 – 23:16

NATO nuk do të lejojë që Putini të fitojë luftën që ai filloi kundër Ukrainës dhe do t’i japë ndihmë Forcave të Armatosura të Ukrainës për aq kohë sa duhet, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas një takimi me kryeministrin rumun Nicolae Ciuca, kur u pyet për të parashikuar se sa mund të zgjasë lufta e Rusisë kundër Ukrainës.


“Luftërat janë nga natyra të paparashikueshme. Unë nuk do të spekuloj se sa do të zgjasë lufta. Unë do të them vetëm dy gjëra, dhe njëra është se ne jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet. Nuk mund ta lejojmë Putinin të fitojë. Kjo do të ishte një katastrofë, një tragjedi për ukrainasit, por gjithashtu do të na bënte ne, aleatët e NATO-s, më të prekshëm. Sepse atëherë mësimi nga Ukraina për Presidentin Putin është se ai mund të arrijë qëllimet e tij duke përdorur forcën ushtarake. Dhe ky do të jetë një mësim jo vetëm për të, por edhe për liderë të tjerë autoritarë në mbarë botën”, tha Stoltenberg. /abcnews


The post Stoltenberg: NATO nuk do e lejojë Putinin të fitojë luftën – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
MPB-ja e lidh mungesën e materialit për dokumente identifikuese me luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/mpb-ja-e-lidh-mungesen-e-materialit-per-dokumente-identifikuese-me-luften-ne-ukraine-lajmet-e-fundit/ Fri, 14 Oct 2022 19:20:07 +0000 https://kosovonow.com/?p=21264 Po presin në radhë, dikush për të aplikuar e dikush për t’i tërhequr dokumentet e identifikimit. Megjithatë, shumica e qytetarëve po dalin me lajme të këqija nga Agjencia e Regjistrimit Civil. Kjo pasi në mungesë të materialit, ata do të duhet të presin për t’u […]

The post MPB-ja e lidh mungesën e materialit për dokumente identifikuese me luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


MPB-ja e lidh mungesën e materialit për dokumente identifikuese me luftën në Ukrainë




Po presin në radhë, dikush për të aplikuar e dikush për t’i tërhequr dokumentet e identifikimit. Megjithatë, shumica e qytetarëve po dalin me lajme të këqija nga Agjencia e Regjistrimit Civil.


Kjo pasi në mungesë të materialit, ata do të duhet të presin për t’u pajisur me pasaportë e letërnjoftim.


Kështu po veprohet edhe ndaj dikujt që tha se i duhet pasaporta për shërim jashtë vendit. E për t’i kryer punë më shpejt, thotë se po ia kërkojnë 80 euro.


“E kam dorëzuar pasaportën më 22, muajin e kaluar. Që një javë ditë më thanë jo, më thanë vetëm nëse e paguan me urgjencë 80 euro të bëhet për tre ditë. Tha ende të datës 19 nuk janë bërë pasaportat, që dmth edhe 2 javë ditë mos u lodh me këqyr hiq, 2 muaj ditë me prit pasaportë. Më duhet edhe për shërim jashtë vendit, kam me shkua në Gjermani atje jam i operuar”, tha qytetari, Bashkim Brajshori.


“Për momentin tha s’di çka ju themi, nuk ka material. A e patën hajgare a jo s’e di. Na thanë ju thirrim në telefon”, tha qytetari, Ali Shabani


Teksa dikush u ankua edhe për mospunë në këtë institucion. Se po procedohen dokumente në kapacitete më të vogla për televizionin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.


Ndonëse premtojnë se furnizimi me material do të bëhet në një afat optimal, nga MPB thonë se zvogëlimi i kapaciteteve prodhuese lidhet edhe me luftën në Ukrainë.


“Mirëpo, kemi një reduktim/zvogëlim të kapaciteteve prodhuese si masë preventive ndaj vështirësive në furnizim me dokumente bllanko sipas planifikimeve, e cila ka ardhur si pasojë e gjendjes së përgjithshme, përkatësisht krizës globale të shkaktuar nga Pandemia Covid-19 dhe Lufta në Ukrainë. MPB është e përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme.


Pamundësia e prodhimit të dokumenteve për shkak të mungesës së materialit është bërë e zakonshme në Kosovë, e sidomos gjatë kohës kur vijnë mërgimtarët në pushime./teve1


The post MPB-ja e lidh mungesën e materialit për dokumente identifikuese me luftën në Ukrainë – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
Deputeti i LVV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/deputeti-i-lvv-se-luften-per-clirim-nuk-e-ka-bere-vetem-sami-lushtaku-lajmet-e-fundit/ Mon, 10 Oct 2022 18:40:58 +0000 https://kosovonow.com/?p=21052 Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka ftuar nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku që ta padisë Vetëvendosjen për shpifje. Lushtaku ka reaguar pas publikimit të një videoje të re ku akuzohen shumë figura e familje për përfitime nga terminalet, që tani janë shtetëzuar.“Zoti Lushtaku e dha […]

The post Deputeti i LVV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Deputeti i LVV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku




Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka ftuar nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku që ta padisë Vetëvendosjen për shpifje.


Lushtaku ka reaguar pas publikimit të një videoje të re ku akuzohen shumë figura e familje për përfitime nga terminalet, që tani janë shtetëzuar.“Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E  ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas  aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka thënë Rexhaj në RTV Dukagjini.


Rexhaj tha se publikimi i videos ku akuzoheshin figura të pushteteve të kaluara për lidhje me terminalet doganore, është demokratike.


“Janë metoda demokratike, metoda që i përdorë çdo subjekt politik jo vetëm në Kosovë por gjithandej në Evropë. Krahasimi i  punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mire për Kosovën po  krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar ai.


The post Deputeti i LVV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>
​Mobilizimi i Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë, burrat rusë ikin për në Gjeorgji https://kosovonow.com/mobilizimi-i-rusise-per-luften-pushtuese-ne-ukraine-burrat-ruse-ikin-per-ne-gjeorgji/ Thu, 22 Sep 2022 12:54:51 +0000 https://kosovonow.com/?p=20282 ​Mobilizimi i Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë, burrat rusë ikin për në Gjeorgji

Në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm në kufirin Gjeorgji-Rusi, një rrjedhë automjetesh me numra targash ruse po kalojnë nëpër luginën malore të mbuluar nga era. Por ndërsa makinat po kalojnë ngadalë, dy persona që kaluan kohët e fundit i thanë BBC-së se një radhë prej të paktën 5 km (3.1 milje) ishte krijuar […]

The post ​Mobilizimi i Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë, burrat rusë ikin për në Gjeorgji first appeared on Kosovo Now.]]>
​Mobilizimi i Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë, burrat rusë ikin për në Gjeorgji

Në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm në kufirin Gjeorgji-Rusi, një rrjedhë automjetesh me numra targash ruse po kalojnë nëpër luginën malore të mbuluar nga era.

Por ndërsa makinat po kalojnë ngadalë, dy persona që kaluan kohët e fundit i thanë BBC-së se një radhë prej të paktën 5 km (3.1 milje) ishte krijuar në anën ruse.

Në një furgon nga qyteti rus i Stavropolit, pasagjerët e përgjumur, shumica e të rinjve, pushuan pasi prisnin shtatë orë. Ata donin të gjenin një lidhje interneti për të informuar të afërmit në shtëpi se kishin arritur të sigurt.

Një burrë, i cili nuk donte të identifikohej, tha se kishte vendosur të largohej menjëherë pasi Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për të rritur përpjekjet e tij për luftën në Ukrainë dje në mëngjes.

Burri duke ikur tha se nuk kishte kohë për të paketuar gjërat e tij; ai sapo mori pasaportën dhe u largua sepse binte në kategorinë e atyre që rekrutohen.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta të mbetura që rusët mund të arrijnë pa vizë.

Gati 140,000 qytetarë rusë kanë hyrë në Gjeorgji që nga fillimi i luftës dhe po rriten thirrjet nga politikanët e opozitës gjeorgjiane që qeveria të vendosë një regjim vizash për të kontrolluar fluksin e qytetarëve rusë.

The post ​Mobilizimi i Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë, burrat rusë ikin për në Gjeorgji first appeared on Kosovo Now.]]>
Krasniqi për Kurtin: Veç tucat flasin tërë kohën për luftën – Lajmet e fundit https://kosovonow.com/krasniqi-per-kurtin-vec-tucat-flasin-tere-kohen-per-luften-lajmet-e-fundit/ Sat, 17 Sep 2022 19:10:51 +0000 https://kosovonow.com/?p=20049 Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës të dhënë për një gazetë kroate, ku tha se Kosova rrezikohet nga një luftë. Sipas tij, vetëm tucat flasin tërë kohën për luftën, raporton Zeri.info. Krasniqi më tej ka thënë se sot për […]

The post Krasniqi për Kurtin: Veç tucat flasin tërë kohën për luftën – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>


Krasniqi për Kurtin: Veç tucat flasin tërë kohën për luftën




Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës të dhënë për një gazetë kroate, ku tha se Kosova rrezikohet nga një luftë.


Sipas tij, vetëm tucat flasin tërë kohën për luftën, raporton Zeri.info.


Krasniqi më tej ka thënë se sot për të luftuar për Kosovën nënkupton të zhvillosh ekonominë, barazinë e mirëqenien.


“Sot, nëse don me luftu për Kosovën, ndreqe shëndetësinë!Por kur s’e ki njet me i bë luftërat e vërteta, fshehesh prapa luftës epike imagjinare. E në fakt as atë s’guxon me e bë!”, shkroi ai. /Zëri


The post Krasniqi për Kurtin: Veç tucat flasin tërë kohën për luftën – Lajmet e fundit first appeared on Kosovo Now.]]>