Take a fresh look at your lifestyle.

​Tërmet në Afganistan, të paktën 250 viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km ka goditur Afganistanin duke i marrë jetën të paktën 250 personave ndërsa qindra të tjerë mbeten të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet edhe më shumë, pasi mbi 150 të tjerë llogariten të plagosur.

Dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

Comments are closed.